Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti në takim me Zaevin, pritet arritja e Ziadin Selës

Ahmeti në takim me Zaevin, pritet arritja e Ziadin Selës

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti momentalisht gjendet në ketë takim pune me mandatarin Zoran Zaev në selinë e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, mëson portali Plusinfo nga burime të BDI-së.

Ahmeti para mandatarit do t’i elaborojë propozimet e BDI-së për ministra, por do të bisedohet edhe për kandidatët eventualë të LSSDM-së. takimit pritet që t’i bashkohet edhe Ziadin Sela, lideri i LR-PDSH-së dhe Aleancës për Shqiptarët, e cila do të jetë pjesë e koalicionit qeveritar.

Donte mbledhje të jashtëzakonshme do të mbajë Këshilli Qendror i LSDM-së për të shqyrtuar rrjedhën e negociatave dhe hapat përfundimtarë rreth formimit të Qeverisë. Pak më parë, LSDM kumtoi se Lëvizja Besa ka refuzuar pjesëmarrjen në Qeveri.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *