Home / Kryesoret / Ahmeti takim me përfaqësues të lartë të OSBE-së në Maqedoni

Ahmeti takim me përfaqësues të lartë të OSBE-së në Maqedoni

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë në Shkup u takua me përfaqësuesin special të kryesuesit të OSBEsë, ambasador Kristian Strohal si dhe ambasadoren e OSBE-së në Maqedoni,  Nina Soumalainen.

Kryetari Ahmeti dhe ambasadori Strohal, siç thuhet në kumtesë bashkëbiseduan për gjendjen politike në vend pas dhunës së 27 prillit si dhe për zhvillimet që duhet të vijojnë.

Ai falënderoi misionin e OSBE-së në vend për kontaktin e vazhdueshëm me deputetet gjatë mbrëmjes së 27 prillit.

Ahmeti tha që Qeveria e re reformuese do të formohet shumë shpejt dhe Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit po bën pjesën e vet të obligimit për ta lehtësuar dhe përshpejtuar këtë proces.

Kryetari i BDI-së foli për prioritet e qeverisë së re që janë reformat në gjyqësor, integrimi euroatlantik, marrëveshja e Ohrit, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Njëkohësisht, Ahmeti shprehu shqetësim për mundësinë e frymëzimit të telasheve në vend për interesa gjeopolitik dhe ftoi komunitetin ndërkombëtar që të përqendron vëmendjen në zhvillimet në vend dhe rajon.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *