Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident, 31 vjeçar shtyp me motor 2 fëmijë

Aksident, 31 vjeçar shtyp me motor 2 fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Fier, ku për pasojë mbetën të plagosur dy fëmijë në vendin e quajtur “Shkolla e Muzikës”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45 minuta të ditës së sotme, kur një motor tip “Kavasaki” i drejtuar nga 31 vjeçari me iniciale E.R, ka përplasur dy fëmijë të moshës 9 dhe 10 vjeçe.

Policia sqaron se fëmijët kanë përfunduar në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit të vogël ku po kryen veprimet procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

Gjithashtu lexo

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur   Një aksident I rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *