Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident i rëndë në fshatin Siniçan – (VIDEO)

Aksident i rëndë në fshatin Siniçan – (VIDEO)

Dje rreth orës 15:30 minuta në rrugën regjionale Tetovë-Pirok, në fshatin Siniçan. Një Kamion i tipit “Merecedes” me targa provuese të Shkupit i drejtuar nga 25-vjeçari me iniciale B.M nga Siniçani është aksidentuar me një motoçikletë Galeria pa regjistrim të cilën e ka drejtuar 15-vjeçari F.XH pa leje adekuate për vozitje nga Reçica e Vogël. Pas kësaj lëndime trupore ka marrë vozitësi i motoçikletës dhe bashkëudhëtari i tij J.T 18-vjeçarë nga Tetova i cili ka pësuar një thyerje në këmbën e tij. Që të dy janë transferuar në spitalin klinik të Tetovës ku pas marrjes së ndihmës F.XH është lëshuar për kurim shtëpiak, ndërsa J.T me anë të autoambulancës për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në klinikat e Shkupit, transmeton Televizioni Koha.

 Sipas të dhënave të policisë vetëm gjatë muajit prill në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit janë zbuluar 290 vozitës të cilët kanë drejtuar motoçikleta, vetura, minibusë, dhe kamion të ndryshëm pa leje adekuate për vozitje. Në vitin 2016 numri i vozitësve të ashtuquajtur të egër në rajonin që mbulon Sektori për punë të brendshme në Tetovë është 2726  theksoi Josifovski. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur

Aksident I rëndë afër fshatit Odër, ka edhe të vdekur   Një aksident I rëndë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *