Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident i rëndë në Vlorë, një makinë përmbyset, tjetra përfundon në kanal

Aksident i rëndë në Vlorë, një makinë përmbyset, tjetra përfundon në kanal

Dy automjete janë përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në aksin Levan-Vlorë pasditen e sotme ku kanë mbetur të plagosur 4 persona.

Për shkak të manovrave të gabuara, një prej makinave ka përfunduar në kanal kurse tjetra është përmbysur.

Dy prej të plagosurve udhëtonin në makinën tip Ford, kurse dy të tjerët në automjetin Dacia.

Ata janë dërguar në spital dhe po marrin mjekimin e duhur.

Ndërkohë policia është duke vazhduar hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *