Home / Kryesoret / Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar-Tetovë

Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar-Tetovë

Dje rreth orës 20.00 në autostradën Gostivar-Tetovë, tek dalja në fshatin Kamjan ka ndodhur një aksidenti i rëndë trafiku, ku Q.M. (47) nga fshati Crn Vrv, komuna e Studeniçanit, gjatë ngarjes së veturës së markës “Golf” me tagra të Shkupit ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Në aksident me lëndime të rënda ka kaluar bashkëudhëtarja e tij, SH.M.(45) nga i njëjti fshat, e cila pas dhënies së shërbimeve mjekësore në Spitalin Klinik në Tetovë, për shkak të natyrës së lëndimeve është transferuar në Qendrën Emergjente në Shkup.

Ekipet e policisë menjëherë kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë kryer inspektim ligjor dhe po punojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *