Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident i tmerrshëm në Ohër: Humb jetën 20-vjeçari, dy të të tjerë të lënduar

Aksident i tmerrshëm në Ohër: Humb jetën 20-vjeçari, dy të të tjerë të lënduar

Një djalë 20 vjeçar nga Ohri e ka humbur jetën në aksidentin e trafikut që herët në mëngjes rreth orës pesë të mëngjesit ka ndodhur në rrugën magjistrale Shën Naum – Ohër, në afërsi të Entit hidrobiologjik.

Nga lëndimet e marra në vendin e ngjarjes, jetën e ka humbur Dejan T. (20), ndërsa lëndime të rënda trupore ka marrë R.D. (25) gjithashtu nga Ohri. Për shkak të seriozitetit të gjendjes shëndetësore R.D. është transferuar në sektorin kirurgjik në Spitalin e përgjithshëm në Ohër, ku është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm. Në sektorin e njëjtë, por me lëndime më të lehta trupore është edhe Zh.P. (22) nga Ohri.

Aksidenti ka ndodhur kur tre personat me automjetin “opel korsa” po ktheheshin drejt qytetit, me ç’rast R.D. i cili e drejtonte automjetin e kishte humbur kontrollin ndaj automjetit dhe kishte dalë në korsinë e kundërt të rrugës duke u përplasur në shtyllë elektrike.

Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll në praninë e Prokurorit publik dhe ekipeve policore nga SPB Ohër dhe janë ngritur gjurmë për ekspertizë. Gjatë kontrollit, komunikacioni është zhvilluar në një korsi.

Portali Ohrid1.com ka publikuar edhe një video nga vendi i fatkeqësisë.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *