Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident në Sarandë, autobusit me turistë kosovarë i këputen frenat dhe përplaset me një mur (FOTO)

Aksident në Sarandë, autobusit me turistë kosovarë i këputen frenat dhe përplaset me një mur (FOTO)

Një aksident është shënuar sot në qytetin bregetar të Sarandës, ku një autobus që transportonte disa pushues kosovarë, është përplasur me një mur.

Ngjarja ndodhi sot në lagjen nr.4 të këtij qyteti, kur pushuesit kishin zbritur nga mjeti dhe shoferi ishte nisur të parkonte.

Mirëpo, pasi edhe ky largohet nga autobusi, automjetit i këputën frenat e dorës. Si rezultat përfundoi duke u përplasur me murin e një biznesi hidrosanitar, duke shkaktuar për fat të mirë vetëm dëme material.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *