Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident rrugor në Tetovë, makina shkel 5 vjeçaren

Aksident rrugor në Tetovë, makina shkel 5 vjeçaren

Në rrugën “Todor Cipovski-Merxhan” në Tetovë, dje pas dite një veturë “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga një 31-vjeçari P.V nga f.Falishte ka goditur një vajzë 5-vjeçare (këmbësore) nga fshati Lacë, njofton SPB-Tetovë, transmeton Antpress.

 Vajza e plagosur me një automjet tjetër është transferuar në spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës mjekësore është lëshuar për në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të dhënë një pasqyrë dhe shkaku i aksidentit, fillimisht thuhet se aksidenti ka ndodhur nga shpejtësia e pa përshtatur apo tejkalim shpejtësie.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *