Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidentohet 27 vjeçari në fshatin Çellopek – (VIDEO)

Aksidentohet 27 vjeçari në fshatin Çellopek – (VIDEO)

Mbrëmë rreth orës 21:30 minuta në rrugën regjinale Tetovë-Vollkovijë, në afërsi të fshatit Çellopek, një veturë e tipit “Audi A3” me targa të Gostivarit të cilën e ka drejtuar 27-vjeçari me iniciale B.A nga Radiofca, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga ku ka goditur një shtyllë metalike prej betoni. Nga dalja prej rrugës dhe goditje të shtyllës, lëndime të rënda trupore ka marrë vozitësi dhe është dërguar në spitalin klinik të Tetovës ku edhe është mbajtur për shërim të mëtutjeshëm. Me urdhër të prokurorit publik ekspertizë në vendngjarje ka kryer një ekip i sektorit për punë të brendshme në Tetovë ndërsa vetura përkohësisht është marrë për kontroll teknik. Si shkak i këtij aksidenti fillimisht është mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës gjegjësisht vozitja e shpejtë përderisa dëmi i shkaktuar material vlerësohet të jetë rreth 100 mijë denarë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Shqyrtohet mundësia për punën në dy turne të kopshteve

Qeveria e Maqedonisë është duke e shqyrtuar mundësinë për të vendosur orar në dy turne …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *