Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidentohet fëmija në Tiranë, shoferi ishte i dehur

Aksidentohet fëmija në Tiranë, shoferi ishte i dehur

Dy persona mbeten të plagosur në Tiranë, pasi u aksidentuan në rrugë. Njëri prej tyre është fëmijë i mitur, i cili po trajtohet në spital pasi e përplasi një makinë tek fusha e Aviacionit. Policia tha se drejtuesi i mjetit që përplasi fëmijën ishte i mitur.

“Të mërkurën tek ish – fusha e Aviacionit, një fëmijë i mitur me iniciale O.T mbeti i lënduar pasi u përplas nga një automjet. Autor i kësaj ngjarjeje është një 59 – vjeçar me iniciale A. T. Ai është arrestuar pasi i jepte makinës në gjendje të dehur”, tha policia.

Ndërsa aksidenti i dytë ndodhi në rrugën “Butrinti”, ku një automjet përplasi 42 – vjeçarin me iniciale E.V, i cili lëvizte me biçikletë. Drejtuesit i mjetit, i cili u arrestua nga blutë e kryeqytetit, është një 31 – vjeçar me iniciale V.V.

Kjo nuk është hera e parë që drejtuesi i mjetit përfundon në prangat e policisë, kjo pasi siç sqarohet në njoftimin e policisë, ai ishte dënuar më parë për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *