Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidentohet makina e shoqërisë private në aksin Korçë-Pogradec, 2 të plagosur

Aksidentohet makina e shoqërisë private në aksin Korçë-Pogradec, 2 të plagosur

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në juglindje të vendit, ku një automjet i blinduar i një shoqërie private është përplasur, në afërsi të fshatit Pirg.

Policia ka reaguar për këtë aksident, duke saktësuar se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe se mjeti që shoqëronte blinda nuk transportonte para siç është raportuar fillimisht në media.

“Më datë 02.05.2017 jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Pirg janë përplasur dy mjete, përkatësisht mjeti shoqërues i një shoqërie sigurimi tip “Benz” me targa  AA 974 me një mjet furgon me targa AA 409 PG.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit tip furgon shtetasi E.Xh, rreth 34 vjeç dhe një pasagjer i mjetit tip “Benz” shtetasi B.T, rreth 42 vjeç, të cilët po marrin ndihmën e parë mjekësore, ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

“Sqarojmë se mjeti blind i kësaj shoqërie nuk është përfshirë në aksident. Ndërsa mjeti shoqërues i tij (tip “Benz” i lartpërmendur) nuk ka pasur sasi lekësh.

U ngrit grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, vijon njoftimi.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *