Home / Showbiz / Aktori i njohur si{ Memet Kosovari} humb njërin nga njerëzit më të dashur

Aktori i njohur si{ Memet Kosovari} humb njërin nga njerëzit më të dashur

Ezeli, siç njihet ndryshe në Shqipëri aktori KenanImirzalioglu ka humbur një prej miqve të tij, aktorin Payidar Tufekçioglu.

55-vjeçari, aktor që prej vitit 1981, ka luajtur në shumë seriale turke, përfshirë edhe serialin Lugina e Ujqërve. Ai vdiq këtë javë në Stamboll si pasojë e një sëmundjeje në veshka.

Tufekçioglu e ka ndihmuar shumë Imirzalioglunë në vitet e para të karrierës. “Ngushëllime të gjithëve. Piyadar ishte një person, të cilin e deshëm të gjithë. Kur unë nisa rishtazi karrierën si aktor, ju e dini që Piyadar i ka dhënë zë personazhit të Miroglusë.

Kam shumë detyrime ndaj tij. Pushoftë në paqe!”, tha Kenan Imirzalioglu, duke sqaruar se në serialin “Deli Yurek” transmetuar në vitet 1998-2002, Piyadar ka qenë zëri i Imirzalioglusë për personazhin Yusuf Miroglu, shkruan Tv Klan.

Kenan Imirzalioglu tashmë 42-vjeçar, atëherë ishte shumë i ri dhe produksioni kishte vendosur që personazhi i Yusuf Mrioglusë të luhej nga Kenani, por me zërin e Payidar Tufekçioglusë.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *