Home / Lajme / Botë / Alarmohet Britania e Madhe, harrojini emigrantët nga Siria e Iraku, po na “pushtojnë” shqiptarët

Alarmohet Britania e Madhe, harrojini emigrantët nga Siria e Iraku, po na “pushtojnë” shqiptarët

Një nga tetë fëmijë që kërkojnë azil në Britaninë e Madhe vijnë nga Shqipëria, edhe pse vendi nuk është në luftë. Një total prej 3 mijë e 175 fëmijë migrantë të pashoqëruar nga prindërit kanë hyrë në Britani gjatë vitit të shkuar, që i bie rreth 9 fëmijë në ditë, raporton DailyMail.

Prej tyre, 405 aplikime, ose e thënë ndryshe, 13% janë bërë nga të rinjtë që vijnë nga vendet ish-komuniste në Ballkan.

Ministrat janë vënë herë pas here në shënjestër të kritikave që po bëjnë një punë të dobët dhe të paktë për t’u dhënë azil vendeve të Evropës. Megjithatë, Eurostat, agjencia e statistikave e Bashkimit Europian, kritikon se po abuzohet me sistemin e azilit.

“Shqipëria nuk është një vend në luftë dhe nuk dihet me saktësi se përse njerëzit nga ai vend kërkojnë me ngulm azilin. Kjo mund të minojë gjithë sistemin për shkak të frikës se sistemi publik po shfrytëzohet negativisht”, – ka thënë David Davies.

Muajin e kaluar në të dhënat e Eurostatit tregoheshin 32 mijë azilantë që kërkonin azil në vendet e Europës nga Shqipëria gjatë vitit që lajmë pas dhe 1700 prej tyre kërkonin në Britaninë e Madhe. Arsyet që njerëzit mund të largohen nga Shqipëria përfshijnë persekutimin e mundshëm për shkak të përkatësisë etnike, seksualitetit apo fesë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *