Home / Showbiz / Alban Skënderaj ‘ndez’ Prishtinën me 1 qershor, i ftuar special violinisti i njohur

Alban Skënderaj ‘ndez’ Prishtinën me 1 qershor, i ftuar special violinisti i njohur

Këngëtari i njohur Alban Skënderaj do të sjellë një koncert të madh në Prishtinë, ku do të jetë i ftuar special artisti Olen Cesari.

Ai e ka bërë të ditur këtë gjë nëpërmjet një postimi në Instagram ku njofton se koncerti ‘Tingujt e ditarit tim’ do të realizohet në oborrin e Bibliotekës Kombëtare.

“Jam i lumtur t’ju njoftoj se koncerti im ‘Tingujt e Ditarit Tim’ tashmë vjen në tjetër dimension dhe të tjera përmasa. Një koncert i plotë, me më shumë fuzion dhe me një orkestër prej rreth 30 muzikanësh të shkëlqyer që do performojnë me mua në skenë, me këngë të reja në repertor dhe me orkestrime të padëgjuara asnjëherë më parë. I ftuar special do të jetë miku im dhe artisti virtuoz Olen Cesari. Qyteti i Prishtinës më ka dhënë shumë si artistikisht ashtu dhe në aspektin njerëzor ndaj jam i lumtur që mund ti kthej dicka mbrapsh midis këtij koncerti,” – shkruajti këngëtari në Instagram duke shtuar se ditët në vijim do të japë detaje të tjera.

Ky koncert do të jepet në datën 1 qershor nga ora 19:30 deri në 22:00 dhe do të jetë projekt i mbështetur nga banka ProCredit.

 

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *