Home / Kryesoret / Ali Ahmeti shpallet person “non grata” në disa degë të BDI-së?!

Ali Ahmeti shpallet person “non grata” në disa degë të BDI-së?!

Strukturat e BDI-së në Strugë, Kumanovë, Tetovë dhe Studenitçan, kanë dalë pakënaqësitë e para pas paralajmërimeve se ato mund të ngelin pa poste në ministri. Burime të “Strugalajm.com” nga BDI konfirmojnë se tashmë është vendosur për qeverinë e ardhme me kryeministër Zoran Zaevin. Me shumë gjasë në përbërjen e BDI-së nuk do të ketë kuadër nga Struga që do të përfshihet në kabinetin e qeverisë në pozicionin e ministrit saktësojnë këto burime.

Edhe në Kumanovë, ish-pjesëtarë të UÇK-së janë të revoltuar se edhe kësaj radhe do të ngelen pa ministër dhe se vazhdimisht kuadrot e tilla janë marrë nga dega e Likovës, për shkak të pozicionit të fortë të Sadulla Durakut në kreun e BDI. Duraku edhe kësaj radhe sipas anëtarëve lokal të kësaj partie, do të vulos se kush shkon ministër dhe për pazaret e tjera për poste të larta në eshalonet e dyta dhe të treta. Udhëheqësitë e disa degëve madje e kanë shpallur Ali Ahmetin për person të padeshiruar, duke paralajmëruar se nuk do ta lejojnë të shkojnë në komunën e tyre, shkruan AlbPortali?!/AlbPortali/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *