Home / Lajme / Maqedoni / Althauzer: Gjermania është mike e Maqedonisë dhe do të vazhdojë ta mbështesë

Althauzer: Gjermania është mike e Maqedonisë dhe do të vazhdojë ta mbështesë

Gjermania është mike e madhe e Maqedonisë dhe qëndrojmë të gatshëm ta vazhdojmë mbështetjen tonë, deklaroi sot ambasadorja gjermane në Maqedoni, kristine Althauzer e cila mori pjesë në konferencën për bashkëpunim ndërmjet Grupit të Vishegradit dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor.

“Personalisht kam marrëdhënie të shkëlqyeshme profesionale me presidentin, si dhe me politikanët e tjerë nga ky vend. Puna ime në Berlin është vlerësuar lartë nga minsitri i Punëve të Jashtme dhe nga kancelarja dhe jam në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet në Berlin”, deklaroi Althauzer duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për deklaratën e presidentit Gjorge Ivanov se ajo ka transmetuar informata të pavërteta nga Maqedonia në MPJ-në gjermane.

Althauzer nuk komentoi më shumë, vetëm e tha shprehjen “Sa më shumë armiq, aq nder më i madh për mua”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *