Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadorët e Japonisë dhe Mongolisë do t’ia dorëzojnë Ivanovit letrat kredenciale

Ambasadorët e Japonisë dhe Mongolisë do t’ia dorëzojnë Ivanovit letrat kredenciale

Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov sot do t’i pranojë letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Japonisë dhe Mongolisë në Republikën e Maqedonisë.

Siç kumtoi Kabineti i Ivanovit, në orën 11 në Vilën Vodno letrat kredenciale shefit të shtetit do t’ia dorëzojë Keiko Haneda, ambasador i sapoemëruar i Japonisë në Republikën e Maqedonisë.

Në orën 12 letrat kredenciale Ivanovit do t’ia dorëzojë Dashjamc Batsaikhan, ambasador i sapoemëruar i Mongolisë në Republikën e Maqedonisë, me seli në Sofje.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *