Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadorja e Maqedonisë ftohet për bisedë në MPJ-në e Serbisë, nuk ka përgjigje për agjentin serb

Ambasadorja e Maqedonisë ftohet për bisedë në MPJ-në e Serbisë, nuk ka përgjigje për agjentin serb

Ambasadorja e Maqedonisë në Serbi, Vera Lovanovska Tipko, në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka dhënë deklarat për ndodhitë e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë lidhur me agjentin e BIA, Goran Zhivaljeviq, si dhe për përgjimet mes deputetit Stoilkoviq me gazetarin serb Llazanki,

 

Ambasadorja Tipko, ka shpjeguar se Qeveria e Maqedonisë nuk ka informacione për praninë e shërbimeve të huaja në Parlament, natën në të cilën u sulmuan deputetët.

Ajo gjithashtu nuk kishte shpjegime për transkriptat e bisedimeve mes kryetarit të Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoni, Ivan Stoilkoviq, me gazetarin serb, kanë arritur tek mediat.

Ambasadorja e Maqedonisë është thirrur në bisedë urgjente në MPJ-në e Serbisë, për të shpjeguar rastin e agjentit serb Goran Zhivaljeviq.

Daçiq gjatë ditës së djeshme tha se në Parlamentin e Maqedonisë nuk ka qenë i pranishëm vetëm agjenti serb, por ka pasur edhe amerikan dhe gjerman.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *