Home / Kryesoret / Ambasadorja serbe ka sqaruar në MPJ ç’ka kërkuar agjenti i BIA-s në Kuvend më 27 prill

Ambasadorja serbe ka sqaruar në MPJ ç’ka kërkuar agjenti i BIA-s në Kuvend më 27 prill

Ambasadorja e Serbisë në Shkup Dushanka Divjak – Tomiq është thirrur sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë lidhur me praninë e këshilltarit në ambasadë Goran Zhivaleviq në Kuvend gjatë ngjarjeve të dhunshme të 26 prillit,

Ajo ka refuzuar të japë çfarëdo komenti, por nga MPJ cekin se gjatë takimit është shprehur pakënaqësi dhe brengosje për shkak të pranisë së paautorizuar të një diplomati të paautorizuar në Kuvend. Gjithashtu, MPJ e Maqedonisë ka kërkuar shpjegime të detajuara për “arsyet dhe rrethanat e pranisë së Zhivaleviqit”.

Ambasadores serbe i është thënë se “aktiviteti i tillë i personit të caktuar nuk kontribuon për forcimin e besimit të ndërsjellë dhe për avancimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve të mira fqinjësore”. Njëkohësisht, është shprehur pritje se në komunikimin e mëtejmë ndërmjet veti të organeve kompetente të të dy shteteve do të shpjegohen dhe konfirmohen të gjitha rrethanat për rastin dhe si rrjedhojë do të merren të gjitha aktivitetet përkatëse, në pajtim me ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Divjak Tomiq, sipas MPJ-së, i ka konfirmuar angazhimet për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë mes dy shteteve, ndërsa janë shprehur edhe qëndrimet dhe shpjegimet për deklaratat e mëtejme të kryeministrit dhe kryetarit të ri të Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe ministrit të Punëve të Jashtme Ivica Daçiq.

Këshilltari në ambasadën serbe Goran Zhivaleviqin, i cili është ish-zëvendës drejtor i shërbimit famëkeq serb të kundërzbulimit BIA, ka hyrë në Kuvend pas orës njëzet me grupin e turmës dhe është drejtuar drejt sallës plenare ku akoma ishin deputetët e VMRO-DPMNE-së. Sipas hulumtimit të Televizionit Telma dhe gazetës “Koha” të Shkupit, ai aty edhe është fotografuar.

Zhivaleviq për Telma ka deklaruar se ka qenë i pranishëm në Kuvend me detyrë zyrtare që të shohë se a kanë marrë pjesë në incident edhe persona nga Serbia, tifozë ose ekstremistë. Praninë e Zhivanoviqit e arsyetuan edhe kryeministri në ikje Aleksandar Vuçiq dhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, duke pohuar se ai vetëm ka kryer detyrën e me të cilën është ngarkuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *