Home / Lajme / Botë / “Amnesti Intërnashënell” filloi fushatë për mbrojtjen e luftëtarëve për të drejtat e njeriut

“Amnesti Intërnashënell” filloi fushatë për mbrojtjen e luftëtarëve për të drejtat e njeriut

Organizata ndërkombëtare “Amnisti Internashënell” filloi fushatë për mbrojtjen e aktivistëve të cilët luftojnë për respektimin e të drejtave të njeriut, të cilët u janë ekspozuar serive të sulmeve.

Fushata filloi pasi vitin e kaluar u vranë 281 prej aktivistëve, që është shumë më shumë në krahasim me vitin 2015 kur jetët i humbën 156 luftëtarë për të drejtat e njeriut.

Fushata “Bestrashen” është përgjigje në “sulmet joqeveritare globale kundër liderëve të bashkësive, avokatëve, gazetarëve dhe luftëtarëve tjetër për të drejtat e njeriut”, të cilët janë demonizuar dhe i janë nënshtruar ndjekjes, qëndron në kumtesën e “Amnesti Intërneshënell”.

“Ajo që jemi dëshmitarë sot është sulm frontal nga qeveritë, grupet e armatosura, korporatat dhe të tjera, të cilët e shfrytëzojnë pushtetin kundër të drejtës së mbrojtjes të të drejtave të njeriut,”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i organizatës Salil Sheti.

“Amnesti Interneshënell” paralajmëroi se ekziston tendencë për shfrytëzimin e teknologjive të reja për frikësim dhe detyrim aktivistët të heshtin.

Organizata u bëri thirrje të gjitha vendeve t’i respektojnë obligimet, që dalin nga konventat e KB-së për mbrojtjen e personave të cilët luftojnë për të drejtat e njeriut, të premtojnë se do t’i hulumtojnë sulmet ndaj aktivistëve dhe t’i mobilizojnë mbështetësit lokal.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *