Home / Lajme / Maqedoni / Amnistimi i huliganëve mund të jetë marrëveshje me qeverinë, thotë profesoresha Zendeli

Amnistimi i huliganëve mund të jetë marrëveshje me qeverinë, thotë profesoresha Zendeli

Profesoresha universitare Arta Bilalli-Zendeli thekson se kërkesa e presidentit Ivanov për amnisti të sulmuesve të deputetëve në Kuvend, mund të jetë marrëveshje me qeverinë e re. Sipas saj, presidenti po përzihet çdo herë në punën e Gjykatave në vend.

“Ndoshta hudhja e topit tek Kuvendi është marrëveshje me qeverinë e re, edhe pse nuk dua të besoj në këtë. Të vijë deri në amnistimin e personave që kryen sulmin në Kuvend, sipas meje, nuk ka logjikë edhe pse ekziston mundësi ligjore”, deklaroi Zendeli për Makfaks.

Ajo komentoi edhe deklaratën e Ivanovit për ngjarjet në Kuvend pas konfliktit të 2001, dhe theksoi se nuk ka asnjë të mirë që vazhdimisht të kthehemi mbrapa.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *