Home / Lajme / Rajon / Analizat e gabuara ia shtyjnë operimin pensionistit vushtrrias

Analizat e gabuara ia shtyjnë operimin pensionistit vushtrrias

Një 70 vjeçar nga Vushtrria thotë se ka pasur probleme me analiza në laboratorin e QKMF-së në Vushtrri, atje ku po refuzohet të kryhet sedimenti i urinës- një analizë që e kompleton një rezultat të saktë të analizës urinare.

Pensionisti Jakup Muzaqi më 3 shkurt të këtij viti ka shkuar në QKMF e Vushtrrisë për të bërë analizat e nevojshme para nënshtrimit të operacionit të syve por pasi ka marrë rezultatin e analizave ai thotë se ka shkuar te mjeku për t’ia treguar ato.

“Kur ka  shku aty më ka thanë shtriju në krevet për EKG të zemrës. Jam shtri sa i kam hek çorapet i ka kqyr analizat dhe më tha çohu menihere se kemi problem të madh në organe brenda dhe menjëherë duhet me mar një infuzion se ka dal sheqeri nalt 27.7 edhe jam qu në kam i thash nuk mundet me qenë ashtu se jam mirë përndryshe skisha mujt me ndejt para jush”, tha Muzaqi për emisionin “Jeta në Kosovë”.

Përkundër asaj që ndjehej mirë, Muzaqi thotë se nuk arriti ta bindë mjekun se gjendja e tij ishte stabile për t’iu nënshtruar operimit.

Mjeku e kishte detyruar që t’i përsëritë analizat menjëherë, në të njejtën ditë.

Kur e kishte bërë këtë në një laborator privat, rezultati ishte krejtësisht tjetër nga ai publik.

“Kam shku prapë të internisti, më tha prapë nuk guxoj me të çu në operim veq nesër prapë përsërite. Të nesërmen kam pas me u operu edhe ajo javë më shkoi ashtu. Edhe nesër më doli mirë e pastaj tha mund të bëhesh operacion. Jam operu, më ka ardh pamja se s’jom kon tu pa hiq”, thotë Muzaqi.

Ndërsa Drejtori për Shëndetësi në komunën e Vushtrrisë, Abdullah Klinaku, tha se laborantët duhet t’i respektojnë vendimet e Këshillit Drejtues të QKMF-së.

“Ne kemi vlerësu që edhe përkundër numrit të madh të analizave që janë duke u kry, edhe përkundër cilësisë që është duke u dëshmuar në Vushtrri edhe përkundër vendimeve tona që kemi marrë për shtimin e analizave që kryhen në laboratorin e qytetit kemi vlerësuar që duhet të shtohet cilësia e analizave të tyre përkatësisht shikimit  me mikroskop. Kjo është e nevojshme të kryhet, ky vendim është mbështetë nga ne si drejtori dhe punëtorët të obliguar të kryejnë këtë shërbim dhe ta ritin cilësinë e analizave”, tha ai.

Klinaku tha se arsyet e moszbatimit të vendimeve të Këshillit Drejtues nga laboratorët janë të pabaza pasi që në këtë laborator janë investuar 120 mijë euro për këtë objekt dhe punët duhet të kryhen.

“Vendimi i Këshillit Drejtues është përcjellë edhe me një shkresë prej nesh është informu edhe Inspektoriati Shëndetësor, Komisioni diciplinor do të mer masa ndaj atyre që po refuzojnë këtë vendim”, shtoi Klinaku.

Një përvojë tjetër të ngjajshme, Klinaku thotë ta ketë pasur edhe më herët kur ai ka kërkuar të shtohet numri i analizave.

“Na kemi vlerësuar që ky laborator me gjithë investimin që e kemi bërë mund të kryej analiza më shumë se sa që ka kryer më herët vitin e kaluar kemi marrë vendim që të shtohet numri i analizave për në laborator edhe atëherë ka pasur tendencë për moszbatimin e këtij vendimi por e kemi argumentu qe kjo është e domosdoshme”, tha Abdullah Klinaku.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *