Home / Shëndeti / Ananas dhe Kastravec – Receta me Supervlera

Ananas dhe Kastravec – Receta me Supervlera

Prej shumë kohësh, AgroWeb.org ka ndarë me ju me dhjetëra receta për pije dhe ushqime të shëndetshme. Tani është koha të flasim për lëngun magjik të kastravecit me ananasin, dy produkte fantastike që mund t’i gjeni në çdo dyqan.

Ky lëng është i ëmbël, freskues dhe me një nuancë të lehtë hidhësie. Ai përfaqëson mënyrën perfekte për të nisur ditën, veçanërisht nëse po përpiqeni të pastroni organizmin nga toksinat ose po kërkoni të ushqeheni shëndetshëm. Mjafton ky lëng me ananas, arrë kokosi, kastravec dhe limon dhe mëngjesi juaj do të jetë plot gjallëri.

Ne ju sugjerojmë që të zgjidhni gjithnjë ananas të freskët. Merrni një thikë të mprehtë për ta zhveshur ananasin nga mburoja e fortë dhe më pas frutin pijeni në copa të vogla. Por, përpara se të vijmë tek receta, le t’i hedhim një sy vlerave të ananasit, kastravecit dhe përbërësve të tjerë të kësaj recete.

Ananasi është një superfuqi në mesin e frutave të tjerë. Një kokërr ananas përmban 400 gramë të vitaminës C dhe fitoushqyesin bromelain. Ky i fundit është një enzimë shumë e dobishme për organizmin. Zbut irritimet, përmirëson funksionet e organizmit, mbështet sistemin imunitar dhe inkurajon zhvillimin normal të qelizave.

Lëngu i arrës së kokosit. Ky lëng ka qenë në qendër të vëmendjes për shumë kohë. Një nga karakteristikat e lëngut të arrës së kokosit është se është më i mirë dhe më hidratues se uji, sidomos pas stërvitjes. Disa studime tregojnë se lëngu i arrës së kokosit është më i tretshëm për stomakun.

Lëngu i limonit. Ky lëng është i dobishëm dhe pjesë e pandashme e çdo recete për pastrimin e trupit nga toksinat. Studimet shkencore tregojnë se lëngu i limonit mbështet funksionin normal të mëlçisë dhe veshkave. Nëse shtoni lëng limoni në çdo recetë apo edhe në ujin që pini, veshkat do t’ju falenderojnë. Limonina, një fitoushqyes i limonit ul stresin oksidues dhe ndihmon qelizat. Limonët janë një burim më i mirë i acidit citric se çdo agrume tjetër.

Kastraveci. Kjo perime hidratuese dhe pastruese i jep çdo lëngu një dozë të fortë freskie dhe ekuilibron ëmbëlsinë e çdo produkti tjetër.

Super lëngu me kastravec dhe ananas


Koha e përgatitjes: 5 minuta

Përbërësit
1 ananas mesatar, i qëruar dhe i prerë në copa të vogla.
1 kastravec mesatar i qëruar.
250 mililitra lëng i arrës së kokosit ose ujë.
50 mililitra lëng limoni.
Mjaltë sipas dëshirës

Udhëzimet
Përzijini të githë përbërsit e lartpërmendur në një mikser të shpejtë deri sa lëngu të jetë i njëtrajtshëm. Provojeni dhe shtoni më shumë mjaltë, nëse e preferoni lëngun më të ëmbël.

Shërbejeni lëngun me akull ose në temperaturën e ambientit, sipas preferencës.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *