Home / Kryesoret / Andonov pohon: “Jasen” nuk ishte i përgatitur për Gjendje Lufte në Maqedoni

Andonov pohon: “Jasen” nuk ishte i përgatitur për Gjendje Lufte në Maqedoni

Portat e rezervuarit të gjuetisë në Jasen, sot për gazetarët i hapi drejtori i ri Oliver Andov, i cili ishte për një ditë ministër i brendshëm.

Por ekipet e gazetarëve mund të lëvizin vetëm në një rrugë të caktuar, e cila nga tashmë është në dispozicion për opinionin.

Parku sot i hapi dyert e saj për mediat, megjthatë objektet ushtarake që janë të vendosura në këtë fushë, të ndërtuara në kohën e ish-Jugosllavisë dhe sot nuk ishin në dispozicion për qytetarët.

“Unë nuk besoj se këto mjete, siç ju pëlqen t’i thirrni, bunkerët e komandës janë në gjendje për të siguruar kushte për luftë moderne”, theksoi Andonov.

Andonov, megjithatë, që ekipet e gazëtarëve i çoi pothuajse të Makedonski Brod, tha se objektet ushtarake janë të vendosura në rezervuar dhe janë të mbrojtura dhe të papërdorshme, dhe se nuk ka asnjë juridiksion mbi ta.

Në postin e drejtorit Andonov u emërua para dy mujjve dhe ishte i lidhur me përpjekjet e dyshuara për të shpallur gjendjen e luftës nga presidenti Gjorge Ivanov, dhe rezervuari Ishte Jasen vendi nga ku thuhej se do të udhëhiqej nga udhëhësia ushtarake dhe politike në kohën e gjendje së luftës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *