Home / Kryesoret / Anëtari i Kryesisë së LR – PDSH-së godet BDI: Jaranat e VMRO-së sot po hiqen si shpëtimtarë të shqiptarëve!

Anëtari i Kryesisë së LR – PDSH-së godet BDI: Jaranat e VMRO-së sot po hiqen si shpëtimtarë të shqiptarëve!

Ja shkrimi i plotë i anëtarit të kryesisë së LR-PDSH, Latif Arifi kundër BDI:

Të qenurit pjesë e pushtetit në gjithë këto vite, duke bashkëqeverisur në mënyrë “kualitative” me jaranat e VMRO-DPMNE-së dhe të hiqesh sot sikur shpëtimtarë i shqiptarëve, s`është gjë tjetër vetëm si tentim shpërlarje truri të shqiptarëve.

Gjatë gjithë këtyre viteve të bashkëqeverisjes me VMRO-DPMNE-në mbi ju rrëndojnë shumë mëkate, por mëkati më i madh është nënshtrimi i juaj dhe në emër të kësaj edhe nënshtrimi i gjithë shqiptarëve, sepse ju në emër të votës dhe verdiktit të shqiptarëve , keqpërdoret fuqinë që ua dha ky popull. Sot për dallim nga dje shqiptarët jetojnë shumë më keq, pa kushte elementare për jetë, me shkolla dhe spitale të rrënuara, rrugë me gropa, pa ujë dhe pa bukë. Rinia është e detyruar të marrë rrugën e mërgimit, jo për faj të tyre, po për faj tuajin, të Ali Ahmetit dhe BDI-së , që nuk la gjë pa keqpërdorur. Të mos harrojmë! Shqiptarët ju dhanë gjithçka, ju dhanë paratë ,dhe kurrë nuk ju kërkuan llogari edhe pse e kishit për obligim ta jepni të njëjtën, ju dhanë djemt më të mirë, ju dhanë gjakun në emër të lirisë, ju dhanë edhe votën për shumë vjet por çfar morën në këmbim të gjithë kësaj sakrifice? Vetëm mjerrim dhe vuajtje!

Si mund ti harrojmë të bëmat e juaja, dhe të ju falim aq lehtë edhe pse sot mundoheni të tregoheni si engjuj edhe bile të pafajshëm. Ju jeni po aq fajtorë sa këta kriminelët që bashkëqeveriset ndër vite, në mos edhe më tepër sepse ju ishit ata, që lejuat të keqpërdoret gjithçka në këtë shtet, ju ishit ata që emruat gjykatës e prokuror, ju votuat për sa vite me rradhë me gishtat tuaj buxhete që kurrë nuk ua pamë hajrin. Ju , me votën tuaj ndërtuat Shkupin 2014, ju ndërtuat porta triumfale , teleferik për te kryqi në Vodno ,kurse edhe atë pak që kishim me luftën tuaj “për liri” na e morët.

Për sa vite premtuat jetë më të mirë, mirëqenie, siguri e integrim në NATO? Vallë a nuk ju vjen sadopak turp, sepse në vend të mirëqenies gjetëm mjerimin, në vend të sigurisë anarkinë dhe në vend të integrimit izolimin. Mos harrojmë rastet e montuara, Sopotin, Monstrën,Radishanin, Kushtrimin, lotët e vajzës në lagjen e trimave, po edhe 27 prillin. Ju ishit atëherë po jeni edhe sot, të paaftë,të nënshtruar dhe të turpëruar jo vetëm para shqiptarëve por edhe para zotit.

Edhe pse jo më larg se me 11 dhjetor të 2016-ës, e paguajtët shtrejtë një pjesë të këtij faji, ku u përgjysmua fuqia e juaj, por ju edhe sot e kësaj dite vazhdoni të silleni sikur nuk ka ndodhur gjë. Mos harroni se shqiptarët janë shumë Bujar, bile edhe durojnë shumë, por edhe durimi i tyre ka një fund, sepse kështu se si jeni katandisur ju, nuk është e largët dita kur edhe do të merni edhe shuplakën e fundit, e që do të jetë edhe fundi i juaj politik.

Ngjarjet e fundit , sjellja e juaj triumfaliste, lojrat tuaja me ”flamujt mbi tavolinë” ”selfijet e famshme”të ”kryeselfistit” bashkë me funksionarë tjerë tuajt në zyrën e kryeparlamentarit, një ditë pas ngjarjeve tragjike të 27 prillit, kur ende nuk ishte tharë gjaku i derdhur i kolegëve tuaj deputet që në sytë tuaj u tërhoqën zvarë, ishte edhe një pamje tjetër dhe njëherit edhe një dëshmi se sa të vegjël jeni dhe sa ambicie të mëdha keni. E di se vërtetë e keni shumë të vështirë ndarjen me partneret që keni qeverisur ”kualitativisht”, poashtu e dijm se edhe nuk mund ta duroni presionin që keni si nga shqiptarët e ndershëm që janë edhe pjesë e BDI-së , poashtu edhe nga ajo pjesë e juaja që është e kapur keq nga krimi dhe nga Mijallkovi i VMRO- DPMNE-së. Andaj miqësisht ju lus , mos hamendeni shumë, kthehuni te populli , kthehuni te ai që ju jep forcë, edhe ndërpritni lojrat e fëlliqura që jeni duke bërë. Tani është koha që përfundimisht të ndodh ndryshimi, të bie ky rregjim i egër diktatorial që ju me pjesëmarrjen tuaj e keni ushqyer për sa kohë. Sot është momenti historik që duhet shfrytëzuar, sidomos kur edhe kemi përkrahjen e fuqishme ndërkombëtare që sa më shpejt të filloj ndryshimi, të nxiret e vendi nga kriza dhe të kthehet sundimi i shtetit të së drejtës. Kalkulimet tuaja për ndarje resorësh, në një kohë kur prioritet duhet të jetë agjenda politike , pikat nga deklarata e përbashkët shqiptare, si dhe nevoja për barazi edhe të shqiptarëve në këtë shtet, nuk ju bëjn nder, sidomos qasja juaj politike ndaj dy subjekteve tjera shqiptare që edhe kanë nënshkruar dokumentin e përbashkët për barazi, janë të ulëta dhe tendencioze dhe janë shërbimi më i mirë që mund ti bëhet në këto momente VMRO-DPMNE-së. Prandaj ju bëj apel , sidomos z, Grubi që është më i thirur të flas në emër të BDI-së , që ti ndërpres grindjet dhe lojat e ulëta dhe të pakuptimta që mundohet të amputojë në paraqitjet e tij publike që të heq dorë nga kjo agjendë që është e huaj, për shqiptarët, pasi të gjithë ne e njofim si dorë e zgjatur e Nikollës. Sot më tepër se kurrë shqiptarët kanë nevoj të jenë bashkë, dhe jo të jenë peng i inateve dhe cinizmave të një gjithëdijshmi si puna e Artan Grubit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *