Home / Kryesoret / Anëtari i MPB-së kërcënohet me plumb në zarf

Anëtari i MPB-së kërcënohet me plumb në zarf

Pjesëtari i Njësitit për reagim të shpejtë ka marrë një letër kërcënuese me një plumb në të. Ngjarjen në orën 00:10 në Stacionin Policor në Strugë e ka paraqitur i punësuari në Njësitin për reagim të shpejtë pranë MPB-së.

 

“Gjatë mbrëmjes së kaluar në periudhën prej ora 21 deri 23 para shtëpisë së tij, një person i panjohur në veturën me markën “BMW”, në pronësi të nënës së policit, ka lënë një letër me mesazh kërcënues së bashku me një zarf me plumb me kalibër prej 9 milimetrave”, njoftojnë nga policia.

Gjithashtu, më 07.05.2017 në veturën e tij polici ka gjetur një letër me mesazh kërcënues, por këtë e ka paraqitur vetëm në vendin e tij të punës.

Nga policia thonë se po ndërmarrin masat për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *