Home / Showbiz / Angelina Jolie sërish në krahët e Brad Pitt? Prindërit e 6 fëmijëve dalin bashkë disa herë në javë

Angelina Jolie sërish në krahët e Brad Pitt? Prindërit e 6 fëmijëve dalin bashkë disa herë në javë

Çifti i famshëm i cili përloti gjithë botën pasi njoftuan për divorcin në 2016-ës, Brad Pitt dhe Angelina Jolie duket sikur po kthehen sërish bashkë.

Mediat amerikane shkruajnë se prindërit e 6 fëmijëve, pas divorcit kanë filluar të dalin sërish bashkë.

Një burim i afërt pranë çiftit, tregon për revistën “Life & Style” se Brad dhe Angelina janë takuar me njëri-tjetrin disa herë në javë kohët e fundit.

“”Ata po e shohin njëri-tjetrin disa herë në javë kohët e fundit. Ngadalë ndjenjat e vjetra kanë filluar të kthehen sërisht. Ata kanë qenë të hapur me njëri-tjetrin siç nuk kanë qenë me vite të tëra, dhe është sikur po takohen përsëri.”, tregon burimi për revistën.

Ndërkohë pak kohë më parë, Angelina Jolie raportohet të ketë blerë një shtëpi pranë shtëpisë së Brad Pitt. Megjithatë sipas “The Sun”, kjo për hir të fëmijëve.

Ndarja e çiftit të famshëm, është konsideruar si një nga ngjarjet më tronditëse të 2016-ës, saqë në titujt e shumë mediave shkruhej: “Dashuria vdiq!”  (D.D/Shuplaka)

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *