Home / Lajme / Rajon / Anglezja blen shtëpi në Sarandë por “çmendet” nga ajo që shikon

Anglezja blen shtëpi në Sarandë por “çmendet” nga ajo që shikon

Të shumtë janë ata që ankohen për bregdetin shqiptar, kjo për shkak të papastërtisë, zhurmës apo dhe plot problemeve të tjera.

Një angleze, e cila quhet Alicia Johnson shprehet shumë e shqetësuar për gjendjen e bregdetit shqiptar.

“Kam blerë një apartament në Sarandë e dua shumë si qytet edhe Shqipërinë e dua shumë. Por ajo që më shqetëson është se prej katër ditësh hotelet përreth kanë filluar të hedhin beton dhe gurë të mëdhenj në det, duke dëmtuar kështu mjedisin.

Autoritet po heshtin dhe askush nuk vjen për t’i ndaluar ata. Të tilla gjëra duhen ndaluar sepse janë krime të mëdha mbi mjedisin dhe banorët e Sarandës duhet të ndërgjegjësohen për këtë“, ka shkruar Alicia, raporton JOQ.

Kohët e fundit bregdeti i Sarandës është listuar si perla e pa eksploruar e Ballkanit në guida të shumta turistike, por nëse vazhdojnë krime të tilla mjedisore dhe autoritet mbyllin edhe sytë edhe veshët është e sigurt që do shkruhen artikuj për një bregdet të betonizuar.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *