Home / Lajme / Botë / Anija e parë e udhëtarëve nga Koreja Veriore arriti në Rusi

Anija e parë e udhëtarëve nga Koreja Veriore arriti në Rusi

 Në portin rus Vlladivostok sot në mëngjes ka arritur anija e parë e udhëtarëve nga Koreja Veriore me 40 udhëtarë, me çka është vendosur linja e parë e rregullt detare që i lidh të dyja vendet.

Udhëtarët e parë të anijes që mbrëmë u nis nga porti i Koresë Veriore Rason, me përfaqësues të agjencisë kineze të udhëtarëve dhe shtetasve rusë, ndërsa transporti i turistëve pritet nga java e ardhshme.

Anija që ka 40 kabina dhe mund të pranojë 200 udhëtarë dhe rreth 1.500 tonë ngarkesë, restorant, dy anije, saunë dhe sallë për argëtim, do të qarkullojë një herë në javë.

Japonia shprehu shqetësim për shkak të ngritjes së linjës së parë detare midis Koresë Veriore dhe Rusisë, duke paralajmëruar se me kujdes do ta ndjekë ndikimin e këtij zhvillimi të ngjarjeve në kontekst të përpjekjeve për ndërprerjen e kërcënimeve bërthamore të Koresë Veriore, transmeton “Sputnik”.

Qyteti verikorean Rason, që do të kufizohet me territorin detar rus dhe provincën kineze Xhilin ka status të zonës sociale ekonomike

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *