Home / Lajme / Rajon / Ankara: SHBA-ja ta dënojë “agresionin” ndaj sigurimit të Ambasadës turke në Uashington

Ankara: SHBA-ja ta dënojë “agresionin” ndaj sigurimit të Ambasadës turke në Uashington

Turqia sot kërkoi nga ambasadori amerikan në Ankara që SHBA-ja t’i dënojë “veprimet agresive dhe joprofesionale” nga ana e shërbimeve amerikane të sigurisë ndaj pjesëtarëve të sigurimit turk në përfaqësinë e saj diplomatike në Uashington gjatë vizitës së javës së kaluar të presidentit Rexhep Taip Erdogan.

Hapi i tillë i Ankarasë paraqet përgjigje të thirrjeve të SHBA-së për masa vendimtare kundër pjesëtarëve të sigurimit turk, të cilët përdorën forcë fizike ndaj demonstruesve para rezidencës së ambasadorit turk në Uashington gjatë vizitës së Erdoganit.

Minsitria turke e Punëve të Jashtme kumtoi se ambasadorit amerikan në Ankara i është dërguar “notë proteste me shkrim dhe me gojë” për shkak të masave të cilat janë “në kundërshtim me rregullat dhe praktikat diplomatike”.

Ministria thekson se ka kërkuar nga autoritetet amerikane të zbatojnë “hetim të plotë të atij incidenti diplomatik”

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *