Home / Kryesoret / Anketë e re për rejtingun e partive politike shqiptare

Anketë e re për rejtingun e partive politike shqiptare

​Instituti për Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes së Mirë gjatë periudhës 19-22 maj 2016 ka realizuar ankete në lidhje me formimin e qeverisë pas marrjes së mandatit nga mandatari I ri, ndërsa e ka hulumtuar edhe rejtingun e partive politike.

Anketa është realizuar vetëm me respondentë shqiptarë në një ekzemplarë prej 700 të anketuarve.

“Për shkak te modelit zgjedhor, IHPQM zbaton metodologji të veçantë për zonat dhe komunat, në të cilat shqiptarët janë shumicë, me qellim që kështu ta arrijë saktësinë e besueshmërisë dhe preferencën e shqiptarëve ndaj partive politike shqiptare. Anketa është realizuar duke zgjedhur respondentë të rastit, ndërsa mostra është stratifikuar për të ruajtur përfaqësimin e popullatës në komuna dhe njësi zgjedhore, aty ku shqiptarët janë shumicë. Në këtë mostër janë ruajtur specifikat karakteristike të popullatës, siç janë: gjinia, mosha, arsimi dhe vendbanimi rural/urban, duke e përcjellë edhe distrubuimin gjeografik të gjithë popullatës”, thonë nga IHPQM.

Hulumtimi është bërë përmes telefonit me 700 të anketuar . Gabimi margjinal i kësaj ankete është +/- 3.5%.

Anketa  është realizuar dhe perkrahur nga Institut per Hulumtimin e Politikave dhe Qeverisjes se mire.

Ne pyetjen: A mendoni se  të gjitha partitë shqiptare duhet të jenë pjesë e qeverisë së Zaevit?

Përgjigjja ka qenë kjo:

Të gjitha partitë shqiptare duhet të jenë në qeveri 54.6 %

Jo, duhet të ketë opozitë shqiptare 19.8 %

Nuk e di, nuk mund të vlerësoj  25.6 %

Total 100.0 %

Ndërkaq, në pyetjen: Nëse këtë javë mbahen zgjedhjet, për cilën parti do të kishit votuar?

Përgjigjja ka qenë kjo:

BDI 12.5 %

BESA 12.2 %

LR-PDSH   9.1 %

PDSH     2.6 %

LSDM    6.6  %

Asnjërën  6.2  %

Nuk kam vendosur 8.9 %

Nuk e di /nuk votoj 25.2 %

Refuzon të përgjigjet 16.7 %

Total 100.0 %

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *