Home / Lajme / Rajon / Anulohet greva e punonjësve të hekurudhave greke

Anulohet greva e punonjësve të hekurudhave greke

Greva katërditore e hekurudhave greke, që duhet të zgjas prej sot deri të premten, është anuluar, njoftoi mbrëmë vonë Sindikata e të punësuarave në hekurudhën greke “Trenose”.

Në kumtesë theksohet se sot dhe nesër qarkullimi hekurudhor në Greqi do të zhvillohet normalisht, ndërsa në vend të grevës katërditore, të enjten do të mbahet grevë 24 orëshe.

Në pajtim me vendimin e Sindikatës, të enjten nuk do të qarkullojnë trenat ndërkombëtar dhe ndërurban, si dhe hekurudha e qytetit në Athinë.

Sindikata e organizon grevën për shkak pakënaqësive të të punësuarve nga kushtet për punë dhe nga gjendja e infrastrukturës hekurudhore.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *