Home / Lajme / Maqedoni / Anulohet koncerti humanitar në OBM i Dino Imerit

Anulohet koncerti humanitar në OBM i Dino Imerit

Opera dhe baleti i Maqedonisë kumtoi se anulohet opera ‘Madam Butterfly’ e cila në kuadër të Netëve operistike të majit ishte caktuar për më 28 maj në performancë të Teatrit kombëtar të operës dhe baletit të Shqipërisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Në vend të kësaj shfaqje, një ditë përpara (27 maj), OBM-ja do të organizojë koncert humanitar të pianistit Dino Imeri, me qëllim që të mblidhen para për mjekimin e mëtutjeshëm jashtë vendit të pianistit-nxënësit të ri Nikolla Aleksovski, njofton AIM.

‘Të gjithë qytetarët human do të mund do të donojnë përmes blerjes së biletës me çmim simbolik në OBM, si dhe përmes llogarisë bankare të nënës së tij: Elizabeta Aleksovska 300007085053957 Banka komerciale SHA Shkup’, informon OBM.

Dino Imeri (1990) është prej një pianistëve më me përspektivë të Maqedonisë, i cili arsimin e tij e ka marrë te profesorët Ludmilla dhe Boris Romanovi dhe te Simon Tërpçeski, ndërsa si mysafir ka qenë në podiumet e njohura të koncerteve evropiane.

OBRM-ja përmend se biletat e blera për ‘Madam Butterfly’ mund të zëvendësohen për koncertin humanitar ose të kthehen në biletarinë e saj.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *