Home / Lajme / Maqedoni / Anulohet seanca publike për “Monstrën”, kjo është arsyeja

Anulohet seanca publike për “Monstrën”, kjo është arsyeja

Gjykata Supreme anuloi seancën publike për rastin “Montsra” për shkak të mungesës së avokatit mbrojtës Naser Raufi.

Kryetari i trupit gjykues Jovo Vangellovski deklaroi se seanca nuk do të mbahet nëse nuk janë të pranishëm të gjithë.

Gjykata Supreme e Maqedonisë për sot kishte caktuar seancë publike rreth lëndës së formuar pas ankesës kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit Shkup, lidhur me vrasjet tek Liqeni i Smillkovës.

Më 12 prill 2012, të Premten e Madhe para Pashkëve ortodokse, te Liqeni i Smillkovës në afërsi të Shkupit, u vranë katër djem të moshës prej 18 deri 21 vjeç nga lagjja e Shkupit Radishan dhe një peshkatar 45-vjeçar nga fshati Creshevë.

Për vrasjen e pesëfishtë, në rastin “Monstra”, u akuzuan dhe u dënuan me burg të përjetshëm Alil Demiri, Afrim Ismailloviq, Agim Ismailloviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta. Vetëm i akuzuari i pestë, Sejdi Rami mori aktvendim lirues, për shkak të mungesës së provave për konstatim të fajit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *