Home / Lajme / Rajon / Apeli – Duan drejtësi familjarët e vajzës që humbi jetën gjatë operacionit

Apeli – Duan drejtësi familjarët e vajzës që humbi jetën gjatë operacionit

Familjarët e 16 vjeçares Blerta Pepa e cila humbi jetën pas një ndërhyrje kirurgjikale në gju për meniskun dhe ligamentin kërkojnë drejtësi. Ata thonë se kanë bërë denoncim në polici dhe kërkojnë drejtësi.

Përmes një postimi në facebook daja i vajzës zbulon se operacioni i planifikuar si me urgjencë nga ora 10:00 e mëngjesit ishte bërë në orën 19.30 të darkës duke qene se doktori i huaj që bëri nderhyrjen duhej të ikte sot në Greqi ku gjithashtu punon.

Ja çfarë shkruan Liro Likaj

Une jam daja i Blerta Pepa e cila ka qene pjesmarrese tek Gjeniu I Vogel. Blerta fatkeqsisht u nda nga jeta ne moshen 16 vjecare mengjesin e sotem, ne spitalin Continental, pas nje nderhyrje ne gju per meniskun dhe ligamentin.

Kemi bere denoncim ne polici pasi besojme qe ka qene nje papergjegjshmeri dhe tregti me jeten e nje femije duke qene se i kryen nje operacion si me urgjence nga ora 10 ne mengjes qe ishte planifikuar por e bene ne oren 19.30 te darkes duke qene se doktori i huaj qe beri nderhyrjen duhet te iki kete te marte ne Greqi ku gjithashtu punon.

Ju lutem bejini nje tribut Blertes e cila nuk jeton me vetem per nje operacion ne gju dhe hetoni apo pasqyrojeni si lajm pasi eshte teper e rende besoj per te gjithe Shqiperine qe nje gjeni e vogel si Blerta, te humbi jeten nga vetem nje nderhyrje ne gju, kur na ishin dhene te gjitha garancite qe cdo gje do shkonte mire nga spitali.

Si i pari i qeverise te kerkoj te behet cdo gje qe drejtesia te vihet ne vend pasi ajo vdiq nga babezia e eurove te spitaleve private e shtetit qe nuk u interesua qe ta mundesoje sherimin pasi ne ministri te Shendetesise dhe te Arsimit ( u vra ne gju ne oren e fiskultures tek Cajupi) dhe pergjigjia qe qe sa femije vriten ne dite ne shkolle nuk I ndihmojme dot. 

Duam drejtesi.

 

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *