Home / Showbiz / Ariana e shumë yje të njohura, të dielën koncert në Manchester (Foto)

Ariana e shumë yje të njohura, të dielën koncert në Manchester (Foto)

Këngëtarja e njohur e muzikës pop Ariana Grande, ashtu siç ka premtuar përsëri do të kthehet të performojë në Manchester.

Ariana Grande u ka bërë thirrje miqve të saj të famshëm të bashkojnë forcat me të për një koncert bamirësie për nder të viktimave dhe familjet e sulmit terrorist Manchester.

“One Love Manchester” do të zhvillohet më 4 qershor në Emirates Old Trafford në Manchester, që do të mbledhë para për ata që u prekën nga shpërthimi terrorist.

Yje të njohura si Coldplay, Katy Perry, Pharrell, Justin Bieber, Miley Cyrus, Niall Horan dhe Take That do të marrin pjesë në këtë koncert humanitar.

Koncerti do të mbledhë para për të gjitha ato viktima që u prekën nga shpërthimi terrorist pas koncertit të këngëtares Ariana Grande.

 

Të gjitha të ardhurat  do të shkojnë drejt “We Love Manchester”, në partneritet me Kryqin e Kuq Britanik dhe Këshillin e Qytetit të Mançesterit, sipas një njoftimi për shtyp të marrë nga CNN.

Biletat për ngjarjen shkojnë në shitje më 1 qershor.

Në një letër të hapur për Twitter, Grande e quajti sulmin “të tmerrshëm” dhe vlerësoi tifozët e saj për “mirësinë, dashurinë, forcën dhe unitetin e tyre”.

“Muzika është diçka që të gjithë në Tokë mund të ndajnë”, ka shkruar ajo në letër  tweeted të premten . “Muzika synon të na shërojë, të na sjellë së bashku, për të na bërë të lumtur”.

Pas sulmit, Grande pezulloi turneun e saj “Dangerous Woman”.

Në 22 maj, në fund të spektaklit të saj, një kamikaz hodhi veten në erë, duke vrarë 22 persona. Autori u identifikua më pas si Salman Abedi, 22 vjeç.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *