Home / Showbiz / Ariana Grande do të mbajë koncert bamirës në Mançester

Ariana Grande do të mbajë koncert bamirës në Mançester

Ariana Grande është zotuar se do të kthehet në Mançester për të mbajtur një koncert bamirës për viktimat dhe familjarët a tyre që pësuan nga sulmet terroriste të të hënës.

Nga shpërthimi në Manchester Arena humbën jetën 22 njerëz, në mesin e tyre shumë fëmijë.

“Nuk ka asgjë që mund të bëj unë apo dikush tjetër që t’jua largojë dhimbjen që po ndjeni apo që ta përmirësojë gjendjen tuaj”.

“Megjithatë, po e zgjas dorën dhe zemrën time dhe gjithçka që mund të jap për ju që të ndihmoj në çfarëdo mënyre”.

“Do të kthehem në qytetin e guximshëm të Mançesterit të kaloj kohë me fansat e mi dhe të mbaj një koncert bamirës për t’i nderuar viktimat dhe për të grumbulluar fonde për familjet e tyre”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Ariana ka thënë se detajet tjera do t’i tregojë pasi të konfirmohet koncerti.

View image on Twitter

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *