Home / Showbiz / Ariana Grande kthehet në shtëpi pas sulmit në Manchester (Foto)

Ariana Grande kthehet në shtëpi pas sulmit në Manchester (Foto)

E thyer emocionalisht, Ariana Grande u kthye në Shtetet e Bashkuara të martën, ende në tronditje mbi sulmin terrorist që vrau pothuajse 22 tifozë të saj në Britani.

Këngëtarja 23-vjeçare mezi mund të ngrinte kokën ose sytë ndërsa po largohej nga aeroplani, ku edhe e priste shoqja e saj Taylor Swift.

Gjatë natës se sulmit edhe nëna e saj Joan Grande ishte e pranishme, e cila i  ndihmoj fansat e rinj për siguri pas sulmeve të egra të së hënës mbrëma në Manchester Arena, shkruan Page Six, transmeton gazetametro.net

Grande ka pezulluar turneun e saj “Dangerous Woman”, e cila ishte planifikuar të luante në 02 Arena të Londrës të premten dhe të shtunën. Turneu kishte edhe datat për Belgjikën, Gjermaninë, Poloninë, Zvicrën, Francën, Italinë, Spanjën dhe Portugalinë midis këtij muaji dhe ardhshëm.

Sulmi ka lënë të paktën 22 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur rëndë.

 

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *