Home / Kryesoret / Arifi konfirmon: BDI shkon në Qeveri, programi qeveritar është gati

Arifi konfirmon: BDI shkon në Qeveri, programi qeveritar është gati

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, ka konfirmuar se BDI ka vendosur që të jetë pjesë e koalicionit qeveritar të udhëhequr nga LSDM-ja. Edhe programa e Qeverisë tha ajo është gati dhe për këtë pjesë BDI ka dhënë pëlqim. Tema e vetme rreth së cilës ka ngelur të bisedohet, Arifi tha se është ndarja e resorëve dhe zgjedhjet kadrovike.

“Gjithmonë kur ka pasur situata të formimit të Qeverisë, është bërë konsultim më i gjërë për t’u arritur deri në kryesinë Qendrore. Kjo ka qenë mënyra e punës e jona, e kryesisë, e anëtarëve të kryesisë, e kështu me radhë, dhe besoj se këto konsultime sigurisht do të vazhdojnë për t’u marë mendime, jo vetëm me anëtarët e partisë, por edhe mendime më të gjëra. Sigurisht që Zaev ka një program për të cilin ne i kemi përfunduar bisedimet dhe është program me të cilin ai mund të paraqitet në Bruksel”, tha nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *