Home / Kuriozitete / Ariu ngec në makinë i bie borisë për ndihmë

Ariu ngec në makinë i bie borisë për ndihmë

Një çift në Roanoke, Virxhinia të SHBA-ve u gjetën përpara një situate të pazakontë.

Ryan dhe Marybeth McClanahan ishin në shtëpi të enjten në mëngjes, kur dëgjuan rënien e burisë së makinës së tyre.

Kur dolën, ata zbuluan se aty ishte një këlysh ariu i zi, i ulur në pjesën e shoferit të makinës së tyre.

Ariu kishte mbyllur veten brenda makinës së tyre teksa po kërkonte ushqime. Zyrtarët thonë se ariu shkaktoi disa dëme në brendësi të automjetit.

Pjesa e airbag u shqye, ndërsa dera metalike pësoi dëmtime, por xhami i mjetit nuk u thye.

Zyrtarët mendojnë se ariu ka tërhequr dorëzën e derës së mjetit dhe më pas nuk ka ditur ta hapë.

Gjithashtu lexo

Fqinjët gjermanë përcjellin në lot familjen shqiptare që kërkonte azil (Video)

Historia e një familjeje shqiptare që nxirret nga shtëpia për t’u deportuar, ka nxjerrë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *