Home / Lajme / Botë / Arkeologët amatorë gjetën ashtin e vjetër më se dy milionë vjet (Foto)

Arkeologët amatorë gjetën ashtin e vjetër më se dy milionë vjet (Foto)

Dan Chamberlain dhe Russell Yeomans kanë gjetur fosile të shumta gjatë viteve të fundit, por janë befasuar me ashtin e mamuthit, që e gjetën në Norfolk të Anglisë.

Derisa po gërmonin në një plazh, arkeologët amator hasën në fosilin e pjesës së poshtme të këmbës, që besohet të jetë e vjetër më se dy milionë vjet,

Ashti i vjetër dy milionë vjet, që u gjet nga arkeologët amatorë

“Kemi gjetur pjesë të krijesave të lashta gjatë tërë bregdetit, por nuk besuam se mund të gjejmë diçka që është e gjatë 1.2 metra”, ka thënë Chamberlain lidhur me rastin.

Madje, ashti i përparmë i këmbës ka qenë shumë lart sipërfaqes së tokës dhe nuk është dashur mund i madh për ta nxjerrë.

Fosili i mamuthit i gjetur në plazh

Rikonstruktimi i mamuthit përmes kësaj gjetjeje, do të ndihmonte për të treguar madhësinë gjigante që e ka arritur.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *