Home / Lajme / Maqedoni / Arrest shtëpiak për sulmuesin e Sheqerinskës në Kuvend

Arrest shtëpiak për sulmuesin e Sheqerinskës në Kuvend

Prokuroria Themelore Publike shqiptoi masën e arrestit shtëpiak prej tetë ditësh për sulmuesin e zëvendëskryetares së LSDM-së Radmilla Shekerinska, natën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë,
Policia njoftoi se personi me inicialet P.A. më 27 prill ka hyrë në sallën e konferencave në Kuvend dhe përveç Shekerinskës ka sulmuar edhe kreun e LSDM-së Zoran Zaev dhe një person tjetër.
Ai dje u arrestua nga njësiti policor Alfa dhe rreth orës 19:00 është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa avokati Zvonko Davidoviç e ka krahasuar këtë vendim me dërgimin para gjyqit të akuzuarit për rastin “Lagja e trimave”.
“Dikush mbase mund të thotë se kjo nuk është e krahasueshme, por unë mendoj se po. Për ‘Lagjen e trimave’ kemi helikopterë, autoblinda, tanke, topa… dhe thonë se bëhet fjalë për terroristë. Në rregull, kanë vlerësime se po kërcënohet siguria.
Por, a është bërë vlerësim në këtë rast? Sidomos kur Mitko Çavkov është njeriu të cilit i vishet një pjesë e fajit dhe prej të cilit kërkohet përgjegjësi. Cili është vlerësimi i tyre se në rast të këtillë, kur njerëz u futën në organin më të lartë, që sulmuan përfaqësuesit më të lartë të pushtetit dhe i dërgoni para gjyqi në atë mënyrë?”, deklaroi avokati Zvonko Davidoviç.
Ai gjithashtu vlerëson se ka mos-përputhje mes veprës që personi në fjalë ka kryer dhe veprës për të cilën ai ngarkohet.
Prokuroria deri më tani nuk i ka ndjekur organizatorët e protestës së dhunshme dhe hyrjes së tyre në Kuvend, ndërsa nesër skadon paraburgimi tetëditorë i një pjese të akuzuarve dhe ende nuk ka asnjë informacion se çfarë do të vendoset për ta.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *