Home / Kryesoret / Arrestohen dy sulmuesit e Selës

Arrestohen dy sulmuesit e Selës

Sot në mëngjes, siç merr vesh gazeta KOHA, është arrestuar Kire Gjeorgjievski, i dyshuari kryesor në sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela. Bashkë me të është arrestuar edhe babai i tij, I cili shihet edhe në videot e publikuara nga mediat.

Gjeorgjievski dhe babai i tij, siç merret  vesh nga burime policore, në më shumë video-filmime nga kamerat e sigurisë të Parlamentit shihen duke e goditur deputetin Sela në fytyrë.

Në ndërkohë, dje është identifikuar edhe sulmuesi i tretë – personi me kapele në kokë që e tërheqin zvarrë Ziadin Selën, por që fytyra nuk i tregohet në filmimin e publikuar nga mediat. Bëhet fjalë për një person nga Gostivari, por që banon në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *