Home / Kryesoret / Arrestohen edhe tre persona për sulmin e dhunshëm në Parlament

Arrestohen edhe tre persona për sulmin e dhunshëm në Parlament

Edhe tre persona janë lënduar mbrëmë në kuadër të masave për zbardhje të trazirave që kanë ndodhur të enjten e kaluar në Kuvend, kumtoi MPB-ja.

Bëhet fjalë për V.N. (45), D.P. (33) dhe V.C. (33), që të gjithë nga Shkupi, të cilët dyshohen për vepra të kryera penale “Pjesëmarrje në turmë, që do të pengojë një person zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare” dhe “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

V.N. tashmë i është shqiptuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditëve.

Sipas MPB-së mbrëmë, gjithashtu, në Stacionin policor Kisella Vodë vetë është denoncuar edhe V.T. (40) i dyshuar për vepër të kryer penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

“Deri në këtë moment në fuqi janë ende hetimet qendrore për tetë persona, të cilët policia i kërkon. Deri më tani 12 nga të arrestuarit, për gjashtë prej tyre është shqiptuar masë paraburgimi në kohëzgjatje prej tetë ditëve, për një person masë paraburgimi vendor, ndërsa për dy persona – kujdes, informoi MPB.

SPB Shkup në koordinim me Prokurorinë themelore publike (PTHP) Shkup deri më tani ka ngritur kallëzim penal për 20 persona të identifikuar- pjesëmarrës në trazirat në Kuvend.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *