Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohet burri që dhunoi gruan fizikisht dhe psikologjikisht

Arrestohet burri që dhunoi gruan fizikisht dhe psikologjikisht

Sërish dhunë në familje. Një 62-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashëshortes së tij, 55-vjeçares me inicialet B.L.

Sipas uniformave blu, gruaja ka pasur shenja dhune në trup si pasojë e dhunës sistematike. Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesë, 62-vjeçarit iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu, çifte.

Ndërsa të dhunuarës 55-vjeçare, iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *