Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohet gjyshja shqiptare me laborator droge dhe kokainë, drejtonte bandën e trafikut

Arrestohet gjyshja shqiptare me laborator droge dhe kokainë, drejtonte bandën e trafikut

Një 64-vjeçare nga Shqipëria është arrestuar në Itali, e akuzuar për trafik të lëndëve narkotike. Mediat italiane, raportojnë se bëhet fjalë për gjyshen me inicialet V.H, e cila prej disa vitesh kishte marrë nënshtetësinë italiane.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e të moshuarës, është zbuluar një laborator droge si dhe sasi kokaine.

Ajo është rezidente në Porte Vale dhe nga hetimet e para konsiderohet si një prej personave kryesorë të trafikut të drogës në sheshin ‘Jesi’ të Italisë.

Në dhomën e saj te gjumit, policia zbuloi më shumë se 60 gram kokainë, me një vlerë në treg prej 7 mijë euro.

Po ashtu, disa doza ishin bërë gati për t’u hedhur në treg, të cilat u gjetën të fshehura në një jastëk.

Vijojnë hetimet për të rënë në gjurmët e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Gjithashtu lexo

Mashtroi qytetarët e bankat, arrest me burg për administratorin e spitalit Gjerman

“Arrest me burg” është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Lefter Sulkajn, administratorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *