Home / Lajme / Botë / Arrestohet në Gjermani një “spiun” zviceran

Arrestohet në Gjermani një “spiun” zviceran

Një shtetas zviceran është arrestuar në Frankfurt, i akuzuar se ka qenë spiun, kumtoi prokuroria federale gjermane.

Në kumtesë thuhet se i arrestuari ka punuar për një agjenci të huaj për zbulim, që nga viti 2012.

Identiteti i tij nuk zbulohet, përveç se bëhet fjalë për një burrë të moshës 54-vjeçare, për të cilin ka pasur urdhër për arrestim që në dhjetor të vitit të kaluar.

Sipas mediave gjermane, zvicerani i arrestuar e ka spiunuar drejtorinë tatimore të Gjermanisë, ndërsa para së gjithash procedurat hetimore që i zbaton ajo.

Arrestimi i spiunit lidhet me zbulimet se autoritetet tatimore gjermane disponojnë me kompakt disqe, të furnizuara në mënyrë kontroverse” prej një “informatori” të bankës zvicerane, në tentim që t’i marrin pronat e gjermanëve me llogari jashtë Gjermanisë.

I gjithë rasti ka shkaktuar debat midis qeverive të Gjermanisë dhe Zvicrës dhe përkeqësim të marrëdhënieve të tyre bilaterale.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *