Home / Lajme / Rajon / Arrestohet në Kosovë krimineli më i kërkuar i Austrisë

Arrestohet në Kosovë krimineli më i kërkuar i Austrisë

Është arrestuar në Kosovë njëri ndër dy kriminelët më të kërkuar nga Austria. Arrestimi i tij është bërë të martën në Kosovë, ku ndodhej H.L. 32 vjeç, njofton Orf.at dhe të gjitha mediet austriake.

 

Ai ishte i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar që nga viti 2009 për tentim vrasjeje të një polici, vjedhje me dhunë, shkaktim lëndimi të rëndë trupor etj.

Në prill të vitit 2009 H.L. kishte sulmuar me thikë një polic në Währing, të cilit i kishte shkaktuar lëndime me rrezik për jetën. Ndërsa më herët, në vitin 2006 ai, gjatë një tentimi plaçkitjeje në Hernals kishte therur me thikë një person.

Duke qenë se Austria ende nuk ka të nënshkruar një marrëveshje me Kosovën për ekstradim, ajo nuk mund të presë që i arrestuari të sillet në vendin ku ka kryer krimet, përcjell Albinfo.ch mediat austriake. Kështu, H.L. pritet të gjykohet në Prishtinë.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *