Home / Lajme / Rajon / Arrestohet pas grindjes me babain, i mituri rrihet në burg nga të rriturit!

Arrestohet pas grindjes me babain, i mituri rrihet në burg nga të rriturit!

Avokatja e një të mituri nga Kukësi ka denoncuar dhunën që klienti i saj ka përjetuar në burgun e Shën Kollit.“

“Kjo dhunë është ushtruar edhe gjatë ditës në ambjentet e ajrimit, ku djali 17-vjeçar është goditur me grushte. Ai është në arrest me burg për një grindje me të atin. Në seksionin e të miturve në burgun e Shën Kollit nuk ka asnjë kusht, të miturit rrijnë në të njëjtin ambjent me të rriturit dhe për këtë nuk është marrë asnjë masë”, deklaroi pbr TCH avokatja Aurora Guska.

Avokatja ngre problemin e qëndrimit të të miturve në të njëjtat ambiente me të burgosurit e tjerë më të rritur. Një zgjidhje, sipas avokates, duhet të ishte mosdhënia e masave të sigurisë “arrest me burg”, por alternativa të tjera dënimi për të miturit, të cilët kryejnë vepra penale jo të rënda.

“Duhet të jepen masa ndëshkuese edukuese. Këto vepra penale të ndëshkohen me alternativa të dënimit. Ai nuk do të mbajë mend asgjë nga vendimi i gjykatës për ta çuar në burg, por do të mbajë vetëm dhunën e ushtruar nga të burgosurit”, ka thënë Guska.

Fenomeni i dhunës ndaj të miturve në burgje është denoncuar edhe nga Avokati i Popullit dhe Observatori për të Drejtat e Fëmijëve, ku u bë e ditur se të burgosurit rrinin në ambiente të përbashkëta dhe se keqtrajtimet ishin të theksuara, sidomos në burgun e Shën Kollit.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *